Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve F.M., DH.H.. G.H., dhe E.T.

Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve F.M., DH.H.. G.H., dhe E.T.

Prishtinë, 14.10.2022 – Me aktvendimin e Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin janë refuzuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurve F.M., DH.H., G.D., dhe E.T.

Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/22 të datës 27.07.2022, janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, të ushtruara nga  mbrojtësit e të akuzuarve F.M., DH.H., G.D. dhe E.T.

Gjykata e Apelit me aktvendimin PN.S.nr.45/22 të datës 02.09.2022, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve F.M., DH.H., G.D., dhe E.T., me çka është vërtetuar aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë me të cilin janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Sipas kolegjit të Apelit, në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë janë dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sipas së cilës të pandehurit F.M., DH.H., G.D., ngarkohen për shkak të veprës penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 2 të KPRK-së, ndërsa E.T. për shkak të veprës penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilën akuzohen. Në këtë kontekst, nuk ka rrethana që plotësojnë kushtet për kundërshtimin e provave nga neni 249 pararagrafi 1 të KPP-së, dhe as kushtet për hudhjen e aktakuzës nga neni 250 par. 1 të KPP-së.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.