Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve P.L., N.SH., , E.B., dhe B.T

Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve P.L., N.SH., , E.B., dhe B.T

Prishtinë, 14.10.2022 – Me aktvendimin e Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin janë refuzuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurve P.L., N.SH., E.B., dhe B.T.

Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.4/22 të datës 24.06.2022, janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, të ushtruara nga  mbrojtësit e të akuzuarve P.L., N.SH., E.B., dhe B.T.

Gjykata e Apelit me aktvendimin, PN.S.nr.41/22 të datës 22.08.2022, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve P.L., , N.SH., , E.B., dhe B.T., të cilët ngarkohen sipas aktakuzave të Prokurorisë Speciale për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar  nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Kolegji i Apelit, ka vërtetuar aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë, me të cilin janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të mbrojtësve të pandehurve.

Sipas kolegjit të Apelit, në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë janë dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me dyshimin e bazuar, duke vazhduar me arsyetimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, të cilat mbështesin veprimet e përshkruara si në aktakuzë. Kolegji, ka pranuar në tërësi gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, se në këtë fazë të procedurës penale  nuk ka asnjë rrethanë që mund të plotësonte kushtet për kundërshtimin e provave nga neni 249 par.1 të KPPRK-së, si dhe kushtet për hudhjen e aktakuzës nga neni 250 par. 1 të KPPK-së.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.