Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, zhvilloj punimet kolegjiumi i gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, zhvilloj punimet kolegjiumi i gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Prishtinë, 10.11.2022 – Kryetari i Gjykatës Valon Totaj, mbajti një takim me gjyqtarët e gjykatës, ku temë diskutimi ishte plotësimi dhe ndryshimi i planit të punës së Gjykatës së Apelit, për shkak të rrethanave të krijuara, si pasojë e dorëheqjeve të deklaruara të të gjithë gjyqtarëve të Divizionit së Gjykatës së Apelit në Mitrovicë.

Kryetari Totaj, shprehu se në koordinim të plotë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e rregullt të punëve, për të garantuar vijueshmërinë e zgjidhjes së lëndëve brenda afateve të parapara ligjore.