Në Gjykatën e Apelit filluan punën 18 bashkëpunëtorë profesional

Në Gjykatën e Apelit filluan punën 18 bashkëpunëtorë profesional

Prishtinë, 17.11.2022 – Në Gjykatën e Apelit, kanë filluar punën 18 bashkëpunëtorë profesional, të cilët u pritën nga Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj dhe Administratori i Gjykatës Nysret Arifi.

Kryetari Totaj, iu ka uruar mirëseardhje dhe suksese të gjithëve, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre. Ka shtuar, se angazhimi i tyre do të jetë tejet i dobishëm dhe pret përkushtim nga ana e tyre në kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë.