Kryetari Totaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci

Kryetari Totaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci

Prishtinë, 30.11.2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci.

Gjatë takimit u diskutua për tejkalimin e sfidave aktuale me të cilat ballafaqohen dy institucionet dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin gjyqësor.

Kryetari Totaj, theksoj faktin se mes të dy gjykatave ekziston një bashkëpunim i ndërsjellë dhe u dakorduan për thellimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.