Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, e të akuzuarit S.B. si dhe e mbrojtësit të tij avokatit D.V. për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, e të akuzuarit S.B. si dhe e mbrojtësit të tij avokatit D.V. për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë, 20 shkurt 2023 – Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit Special janë refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, e të akuzuarit S.B si dhe e mbrojtësit të tij avokatit D.V., ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.49/2021, i datës 08.09.2022, është vërtetuar.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.49/2021, të datës 08.09.2022, i akuzuari S.B është shpallur fajtor për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 të LP të RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale dhe e është gjykuar me dënim me dërgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim nga dt.22.12.2020 e deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Gjykata e Apelit me aktgjykimin APS.nr.49/2022, të datës 19.01.2023, ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, e të akuzuarit S.B. si dhe e mbrojtësit të tij avokatit D.V. për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile. Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se pas analizimit të aktgjykimit të ankimuar së bashku me shkresat e lëndës, e duke vlerësuar pretendimet ankimore së bashku me përgjigjet në ankesë, ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK, të pretenduar me ankesë të mbrojtësit e të akuzuarit, për faktin se dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për fakteve vendimtare dhe se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar e as që është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit.