Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit prill ka publikuar 455 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit prill ka publikuar 455 vendime

Prishtinë, 16 maj 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit prill ka publikuar në ueb faqe 455 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuar, 392 vendime janë të lëmisë civile, 41 të departamentit për krime të rënda, 18 për çështje administrative si dhe 4 të departamentit special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.