Prishtinë, 19 maj 2023, Gjykatën e Apelit të Kosovës, e vizituan një grup studentësh, jurist të rinj nga fakulteti juridik i Universitetit, “Ukshin Hoti” në Prizren, të cilët janë pritur në takim nga nënkryetarja e gjykatës Kadrije Goga-Lubishtani, gjyqtari Hashim Çollaku si dhe administratori Nysret Arifi.
Qëllimi i kësaj vizite, ishte informimi dhe marrja e njohurive praktike të drejtpërdrejta nga Gjykata e Apelit që studentët të mësojnë më shumë rreth punës, rolit, strukturës organizative, funksionimit dhe kompetencat e Gjykatës së Apelit.
Nënkryetarja Goga-Lubishtani, fillimisht studentëve iu uroi mirëseardhje dhe e vlerësoi vizitën e tyre duke i inkurajuar lidhur me mundësinë e kryerjes së praktikës. Në vijim takimi vazhdoi me bashkëbisedim të lirë, ku gjyqtari Hashim Çollaku, u përgjigj pyetjeve me interes të studentëve.