Publikohen konkluzionet për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë civile dhe administrative nga Gjykata e Apelit

Publikohen konkluzionet për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë civile dhe administrative nga Gjykata e Apelit

Prishtinë – 14 shtator 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës ka publikuar konkluzionet për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë civile dhe administrative.

Gjykata e Apelit e Kosovës, me përkrahjen e Akademisë së Drejtësisë, ka mbajtur punëtorinë katër ditore të organizuar në dy pjesë për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë civile dhe administrative. Pjesa e parë e punëtorisë është mbajtur me datën 16 dhe 17 mars 2023 ndërsa pjesa e dytë e punëtorisë është mbajtur me datën 26 dhe 27 qershor 2023.

 Në fokus të kësaj punëtorie ka qenë identifikimi, diskutimi dhe gjetja e zgjidhjeve për problemet e ndryshme aktuale të natyrës civile dhe administrative sa i përket praktikës gjyqësore. Pjesë e kësaj punëtorie kanë qenë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Kosovës nga Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil si dhe nga Departamenti për Çështje Administrative.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, për punëtorinë e mbajtur ka theksuar se iniciativa për mbajtjen e një takimi të tillë dhe metodologjia e punës brenda punëtorisë, është vlerësuar lartë nga pjesëmarrësit për çka është ardhur në konkludim se kjo punëtori ishte tejet e suksesshme dhe se konkluzionet e nxjerra do lehtësojnë punë e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe jo vetëm.

Konkluzionet për unifikim të praktikës gjyqësore në lëminë civile dhe administrative, janë të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit, tek Buletini i Praktikës Gjyqësore, si dhe të njëjtën mund ta gjeni në linkun më poshtë:

https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/reports/89149_Gj_Apelit_Konkluzionet_per_unifikim_te_praktikes_gjyqesore_12_09_2023.pdf