Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, filluan punën praktike 10 praktikantë

Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, filluan punën praktike 10 praktikantë

Prishtinë, 11 tetor 2023 – Në Gjykatën e Apelit, filluan praktikën, 10 praktikantë të rinj. Kryetari Valon Totaj, së bashku me Administratorin e Gjykatës Nysret Arifin dhe zëvendës administratorin Arsim Bajraktari, sot kanë pritur në takim 10 praktikantë të rinj, të cilët do të angazhohen në Gjykatën e Apelit, në një periudhë një vjeçare.

Gjatë këtij takimi kryetari i gjykatës Valon Totaj, fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje praktikantëve të rinj dhe i inkurajoi që gjatë kësaj periudhe të përfitojnë sa më shumë njohuri nga puna praktike.

Gjithashtu kryetari Totaj shprehu mbështetjen e tij, duke iu uruar që kjo praktikë të shërbej si pikënisje e suksesshme për gjatë karrierës së tyre, si jurist të rinj.