Prishtinë, 31 tetor 2023 – Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të Departamentit Special është refuzuar ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, P.nr.227/16, i datës 13.07.2022, është vërtetuar.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, P.nr.227/16, i datës 13.07.2022, të akuzuarve Q.M , H.D , V.G , Q.S.L , I.R , M.N , M.K , F.H , D.B.K , A.H , R.M , S.M.Sh , G.K , Sh.Q , M.C.Sh , I.F , H.I , F.O , H.A , S.Xh , Q.L , E.B , A.M , N.S , Z.F , Z.M , N.J , për shkak të veprës penale krim i organizuar nga neni 274 paragrafi 2 të KPPK, lidhur me veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me paragrafi 1 të KPPK, ndërsa të akuzuarit A.P, Rr.H , F.Z , S.I , N.M , M.A , A.A dhe A.S , për shkak të veprës penale krim i organizuar nga neni 274 paragrafi 2 të KPPK, lidhur me veprën penale keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi nga neni 236 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 nën paragrafi 5 të KPPK i ka liruar nga akuza, kurse ndaj të pandehurve H.M dhe B.M e ka hedhë pjesërisht aktakuzën PPS.nr.129/14, e datës 16.09.2016, e precizuar me datë 16.12.2016 dhe me datë 19.06.2017, gjithashtu e ka pushuar procedurën penale, ngase të njëjti kanë vdekur. Ndërsa të Komuna e Gjilanit, për realizimin e kërkesës pasurore juridike e ka udhëzuar në kontest civil, kurse në kuptim të nenit 454 par.1 të KPPRK-së, shpenzimet procedurale bien në buxhet të Gjykatës.
Gjykata e Apelit me aktgjykimin APS.nr.44/2022, të datës 15.09.2023, ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, ndërsa aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, ku edhe kolegj penal i gjykatës së shkallës së dytë është bindur se gjykata e shkalles së parë arriti në përfundimin e drejtë, se nga provat e administruara nuk është provuar përtej dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar, andaj me të drejtë të akuzuarit i ka liruar nga akuza për veprat penale për të cilat janë akuzuar, e që përkitazi me gjendjen faktike në ankesë Prokuroria, përpos kontestimit të mos vlerësimit të sms si provat materiale të cilat janë siguruar përmes urdhëresës, nuk ka potencuar ndonjë fakt, ose provë e cila nuk është analizuar dhe vlerësuar, gjegjësisht vërtetuar nga gjykata e shkallës së parë, apo të ketë pretenduar se me cilën provë tjetër, përpos sms, do të ishte vërtetuar gjendje tjetër nga ajo si në aktgjykimin e ankimuar të gjykatës së shkallës së parë.
https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2022-232836_SQ.pdf