Vërtetohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj të pandehurve V.T, B.S dhe D.M

Vërtetohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj të pandehurve V.T, B.S dhe D.M

Prishtinë, 31 tetor 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PPPS.nr.44/2023, të datës 20.10.2023, e ka vërtetuar.

Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, të datës 20.10.2023, të pandehurve V.T, B.S dhe D.M i ’u ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit V.T, B.S dhe D.M, kanë kryer veprat penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë se Republikës së Kosovës nga neni 126 të KPRK dhe kryerja e veprave terroristë nga neni 129 i KPRK.

Gjykata e Apelit me aktvendimin PN1.S.nr.203/2023, të datës 30.10.2023, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka arsyetuar se nga shkresat e lëndës respektivisht nga provat e mbledhura deri me tani ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe po ashtu nga provat e mbledhura deri me tani janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 184 par.1 nen par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPRK që janë kushte qenësor për vazhdimin e masës së paraburgimit.