Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të akuzuarve L.K, A.K, F.D dhe M.B

Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të akuzuarve L.K, A.K, F.D dhe M.B

Prishtinë, 07 nëntor 2023 – Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar, ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, L.K., av.Ramë Gashi, A.K., av.Nysret Mjeku, dhe M.B., av.Fatlum Podvorica, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.484/2021, të datës 25.04.2023, sipas detyrës zyrtare është anuluar, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim dhe vendosje.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.484/2021, të datës 25.04.2023, të akuzuarit L.K. dhe A.K., për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK, të akuzuarin L.K., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPK, të akuzuarit L.K. dhe F.D., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPK, si dhe të akuzuarën M.B., për shkak të veprës penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale sipas nenit 333, paragrafi 1 të KPK, i ka liruar nga aktakuza në kuptim të nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPPK, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar si më lartë. Ndërsa në pikën II të dispozitivit të këtij aktgjykimi, të akuzuarën M.B. e ka shpallur fajtore për shkak të veprës penale falsifikimi i dokumenteve sipas neni 390 paragrafi 1 të KPK, të akuzuarin L.K. për shkak të veprës penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430 paragrafi 2 të KPK, si dhe të akuzuarin A.K. për shkak të veprave penale falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK, dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 paragrafi 1 të KPK, për veprat penale si në pikën II të dispozitivit të aktgjykimit, të akuzuarës M.B., i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 5.000 €, i cili dënim do të ekzekutohet brenda afatit prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin i është llogaritur koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak, të akuzuarit L.K, i ka shqiptar dënimin me gjobë në shumën prej 8.000 €, dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit, i është zëvendësuar në dënimin me gjobë në shumën prej 6.000 €, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, ndërsa të akuzuarit A.K., i ka shqiptuar dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 6.000 €, të cilat dënime do të ekzekutohen në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në dënimin me burgim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe nën masën e arrestit shtëpiak dhe të njëjtit njëkohësisht i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike, në administratën publike ose shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas ekzekutimit të dënimit. Gjithashtu gjykata e shkallës së parë ka urdhëruar që pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, vetura e sekuestruar t’i kthehet pronares M.B., ndërsa pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Gjykata e Apelit, me aktvendimin PAKR.nr.400/2023, të datës 17.10.2023, e ka aprovuar, ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, L.K., av.Ramë Gashi, A.K., av.Nysret Mjeku, dhe M.B., av.Fatlum Podvorica, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.484/2021, të dt.25.04.2023, e ka anuluar, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim dhe vendosje. Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore janë të bazuara dhe se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parashikuara në nenin 384 të KPPRK, për të cilat kjo gjykatë kujdeset edhe sipas detyrës zyrtare, kjo për faktin se dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është në kundërshtim me arsyetimin e këtij vendimin, e në të cilin nuk janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qarta lidhur me faktet vendimtare të cilat i ka vërtetuar apo nuk i ka vërtetuar, gjykata e shkallës së parë, përkitazi me pjesën lirues apo dënuese të aktgjykimit. Tutje kolegji i kësaj gjykate, ka gjetur se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë në vërtetim jo të plotë të gjendjes së fakteve, për çka gjykata e shkallë së dytë ka dhënë udhëzimet konkrete të cilat do të duhet të eliminohen në fazën e rigjykimit nga gjykata e shkallës se parë, të cilat konsistojnë në shkeljen e ligjit penal dhe po ashtu edhe të vendimi për konfiskimi të pasurisë së specifikuar.

https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_PAKR_2023-139827_SQ.pdf