Kryetari Totaj, priti në takim përfaqësuesit e OSBE

Kryetari Totaj, priti në takim përfaqësuesit e OSBE

Prishtinë, 15 nëntor 2023 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj priti në takim përfaqësuesit e OSBE, zyrtarët e lartë ligjor z.Michael Boerner dhe znj.Pascale Langlais si dhe zyrtarin ligjor z.Burim Blakaj.

Gjatë takimit, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe përkrahjes së OSBE në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së punës së Gjykatës së Apelit, me fokus në lidhje me lëndët e natyrës pronësore.

Kryetari Totaj, ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të arritjes së objektivave që kanë për qëllim efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemin gjyqësor.