Prishtinë, 20 nëntor 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Tetor ka publikuar në ueb faqe 511 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara
Nga këto vendime të publikuar, 290 vendime janë të lëmisë civile, 158 nga Divizioni Penal, 14 nga Departamenti për Çështje Administrative, 46 të Departamentit për Krime të Rënda, si dhe 6 të Departamentit Special.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.