Në ditën e katërt të “Ditëve të Gjyqësorit”, Gjykata e Apelit e Kosovës prezanton të gjeturat në praktikën gjyqësore për çështjet civile

Në ditën e katërt të “Ditëve të Gjyqësorit”, Gjykata e Apelit e Kosovës prezanton të gjeturat në praktikën gjyqësore për çështjet civile

Prishtinë, 8 dhjetor 2023 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, së bashku gjyqtarin Rafet Haxhaj, njëherit kryesues i Departamentit për të Përgjithshëm, gjyqtarin Kujtim Pasuli, njëherit përgjegjës i Divizionit Civil si dhe gjyqtarin Lumni Sallauka, në kuadër të ditës së katërt të aktiviteteve të “Ditëve të Gjyqësorit”, morën pjesë në panel diskutimi, i cili u udhëhoq nga kryetari i Gjykatës së Apelit.

Në këtë ditë është diskutuar lidhur me efikasitetin e sistemit gjyqësor si dhe praktikat gjyqësore në çështjet civile. Në panel diskutimi u prezantuan edhe disa të gjetura të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Apelit për çështjet civile. Ditët e Gjyqësorit do të vazhdojnë me ditën e pestë dhe ditën përmbyllëse të “Ditëve të Gjyqësorit”, ku do të mbahet konferencë për media nga Kryesuesi i KGJK, Albert Zogaj dhe kryetarët e gjykatave, lidhur me të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2023.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, këtë vit ka organizuar “Ditët e Gjyqësorit”, për disa ditë me radhë,  ku në ditën e katërt morën pjesë anëtarët e KGJK, kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.