Prishtinë, 3 janar 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj priti në takim gjyqtarët Hysni Bardheci, Dardan Kadolli dhe Adnan Konushevci, të cilët do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil.
Gjyqtarët Hysni Bardheci, Dardan Kadolli dhe Adnan Konushevci janë avansuar në Gjykatën e Apelit të Kosovës sipas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 31 tetor 2023.
Kryetari Valon Totaj iu uroj mirëseardhje gjyqtarëve të rinj dhe iu dëshiroj suksese të mëtutjeshme në këtë gjykatë, duke iu ofruar bashkëpunimin e të gjithë stafit të gjykatës.
Gjithashtu kryetari Totaj, tha se avansimi i 3 gjyqtarëve të rinj në Divizionin Civil, është i rëndësishëm për gjykatën, pasi që do të ketë më shumë efikasitet në zgjidhjen e lëndëve dhe më shumë cilësi në vendimmarrje.