Prishtinë, 4 janar 2024, Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit është aprovuar pjesërisht ankesa e Prokurorisë Speciale ndërsa aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë PKR.nr.206/18, i datës 23.06.2022, është anuluar në pikën II dhe V të dispozitivi të tij, në raport me të akuzuarit I.K dhe M.Z. për veprat penale shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK, dhe për të njëjtat çështje i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim. Ndërsa në pjesën tjetër ankesa e Prokurorisë Speciale është refuzuar si e pa bazuar, kurse aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktgjykimin PKR.nr.206/18, të datës 23.06.2022, të akuzuarit I.K dhe M.Z , për shkak të veprës penale mashtrimi nga neni 335 par. 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK e lidhur me nenin 31 të KPRK, dhe veprës penale shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK, të akuzuarin I.K për shkak të veprës penale pastrimi i parave nga neni 308 të KPRK dhe neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr.05/L-096 lidhur me veprat penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të KPRK, të akuzuarit M.Z dhe E.K për shkak të veprës penale pastrimi i parave nga neni 308 të KPRK dhe neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr. 05/L-096 lidhur me veprat penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1 të KPRK dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të KPRK lidhur me nenin 31 të KPRK, të akuzuarin M.Z për shkak të veprës penale shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të KPRK, i ka liruar nga akuza, sepse nuk është provuar se të akuzuarit I.K , M.Z dhe E.K , kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen në të gjitha pikat e aktakuzës. Tutje në kuptim të nenit 454 paragrafi 1 të KPPRK, gjykata e shkallës së parë të akuzuarit I.K , M.Z dhe E.K i ka liruar nga shpenzimet e procedurës penale, dhe shpenzimet e shkaktuara janë mbuluar nga mjetet buxhetore të gjykatës. Po ashtu ka vendosur që sendet e sekuestruara përkohësisht ndaj të akuzuarve do t’iu lirohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, kurse palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike ka urdhëruar në kontestin e rregullt juridiko-civil.
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.34/22, të datës 17.11.2023, e ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale ndërsa aktgjykimin e ankimuar e ka anuluar në pikën II dhe V të dispozitivit të tij, në raport me të akuzuarit I.K dhe M.Z. për veprat penale shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK, dhe për të njëjtat çështje i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim. Ndërsa pjesën tjetër të ankesës të parashtruar nga Prokuroria Speciale e ka refuzuar si të pa bazuar, kurse aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e saj, sa i përket pikës II dhe V të dispozitivit, nuk ka dhënë arsyet e qarta dhe të plota se cilat fakte dhe për çfarë arsye i konsideron të vërtetuara apo të pavërtetuara, pra nuk janë dhënë arsyet konkrete për vlerësimin e saktësisë së provave kundërthënës, dhe arsye në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështje penale përkitazi me këto vepra penale, e që nga këto të gjetura si më latë rezulton se aktgjykimi i ankimuar është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 paragrafi 2 pika 2.1 e lidhur me nenin 369 paragrafi 7 të KPP. Tutje ka theksuar se aktgjykimit të ankimuar në raport me veprat penale, shmangie nga tatimi nga neni 313 të KPK, si në pikë II dhe V të dispozitivit të aktgjykimit, gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë një analizë dhe vlerësim të provave kundërthënëse gjegjësisht një njërën anë analizave dhe të gjeturave të ekspertes F.T dhe zyrtarëve të ATK për raportin e tyre të hetimi, ekspertimet dhe deklarimet e tyre të cekur si më lartë, dhe në anën tjetër të ekspertit financiar V.I, me qëllim për të eliminuar këtë paqartësi, dhe më pas për të dhënë një arsyetim të qartë se cilës nga këto provat gjykata nuk i besoi dhe për çfarë arsye apo me cilën provë tjetër ishte në kundërshtim apo përputhje apo mos përputhje të saj, nga e cila ka vërtetuar apo nuk ka vërtetuar një fakt relevant për ekzistimin apo jo të elementeve të veprës penale dhe përgjegjësisë penale e të akuzuarve për këtë çështje penale. Gjithashtu gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se aktgjykimi i ankimuar për pikën I, III, IV, të dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar, përkitazi me të akuzuarit I.K , M.Z dhe E.K nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës të parashikuara në nenin 384 të KPP, kjo pasi që dispozitiv është në harmoni me arsyetimin, në të cilin arsyetim janë dhënë arsyet të qëndrueshme dhe konkrete për faktet vendimtare dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike të kësaj çështje penale për të akuzuarit në raport me këto vepra penale pra, aktgjykimi i ankimuar për këto pika të dispozitivit nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale e as ndonjë shkelje tjetër e cila kishte për të detyruar anulimin e aktgjykimit të ankimuar në këtë pjesë të dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar. Në fund ka theksuar se duke pasur parasysh gjendjen e fakteve të vërtetuar në shqyrtimin gjyqësor, aktgjykimi i ankimuar për pikën I, III, IV, të dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar, përkitazi me të akuzuarit I.K , M.Z dhe E.K , dhe ky kolegj penal është bindur se gjykata e shkalles së parë arriti në përfundimin e drejtë se nga provat e administruara nuk është provuar përtej dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar, andaj me të drejtë të akuzuarit janë liruar nga akuza për veprat penale për të cilat janë akuzuar.