Vazhdon rritja e numrit të vendimeve të publikuara nga Gjykata e Apelit

Vazhdon rritja e numrit të vendimeve të publikuara nga Gjykata e Apelit

Prishtinë, 5 janar 2024 – Në vitin 2023 Gjykata e Apelit ka vazhduar të ketë rritje të numrit të vendimeve (aktgjykime dhe aktvendimeve të përpunuara) të publikuara në ueb faqen zyrtare të gjykatës.

Edhe përkundër dorëheqjes të 4 (katër) gjyqtarëve të komunitetit serb, publikimi i vendimeve ka shënuar trend të rritjes, ashtu që këtë vit në ueb faqen zyrtare të gjykatës janë publikuar gjithsejt 7558 vendime. Në këtë shifër nuk ka pasur ndikim as pensionimi i 5 (pesë) gjyqtareve të Gjykatës së Apelit të cilët e kanë përfunduar mandatin e tyre përgjatë vitit 2023.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.
Tabela e mësipërme pasqyron publikimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit përgjatë viteve 2016 – 2023.