Prishtinë, 16 janar 2023 – Kryetari Totaj priti në takim bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës së Apelit, Blendë Mjeku, Artan Xhaqkaj, Alba Makolli dhe Mirvet Thaqi, të cilët sot janë dekretuar gjyqtar në Gjykatat Themelore të Kosovës, nga presidentja e vendit.
Kryetari Totaj në emër të Gjykatës së Apelit, i falënderoi gjyqtarët e ri për kontributin dhe bashkëpunimin përgjatë viteve sa kanë qenë pjesë e Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu edhe gjyqtarët e rinj po ashtu shprehen falënderimin e tyre, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme e cila ka ndikuar në formimin e tyre profesional.