Gjyqtarja Azra Cakolli, arrin moshën e pensionimit

Gjyqtarja Azra Cakolli, arrin moshën e pensionimit

Prishtinë – 23 shkurt 2024, Gjyqtarja Azra Cakolli arrin moshën e pensionimit. Gjyqtarja Cakolli ka punuar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka ndarë mirënjohje falënderimi për gjyqtaren Azra Cakolli, duke e falënderuar për kontributin e saj të dhënë në sistemin e drejtësisë në vend, si dhe duke i uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.

Gjyqtarja Cakolli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1982. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga viti 1986 deri në vitin 1987. Që nga viti 1988 e deri në vitin 2010 ka qenë e punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Ndërsa me datën 18.10.2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizioni për Kundërvajtje detyrë te cilën e ka mbajtur deri më 1 janar të vitit 2021, ku më pas ka vazhduar punën si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës.