Kryetari Totaj takoi përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Kryetari Totaj takoi përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Prishtinë, 27 shkurt 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, bashkë me gjyqtarët Kujtim Pasuli dhe Rafet Haxhaj, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kryetarin z.Arben Mehmeti dhe anëtaren e Këshillit, znj. Malsore Gashi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me çështjet nga fushëveprimtaria e cila lidhet me kontestet e ndryshme të punës dhe çështjet tjera të përafërta, duke përfshirë nevojën për rritjen e efikasitetit dhe performances në zbatimin e legjislacionit përkatës që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet për zyrtarët publik/nënpunësit civil.

Me këtë rast Kryetari Totaj, shprehu gatishmërinë për mbështetje profesionale dhe mundësinë e themelimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim që përmes prioriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.