Zgjidhen të gjitha lëndët e vjetra të viteve 2018 dhe 2019

Zgjidhen të gjitha lëndët e vjetra të viteve 2018 dhe 2019

Prishtinë, 27 shkurt 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës, ka përmbyllur vitin 2023 me disa të arritura, me theks të veçantë në zgjidhjen e të gjitha lëndëve të vjetra civile, të viteve 2018 dhe 2019. Ndërsa ka arritur që t’i zgjidhë 90 % të lëndëve të vitit 2020.

Gjyqtarët e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Civil, gjatë vitit 2023, prioritet kanë pasur zgjidhjen e lëndëve të vjetra, ashtu që edhe përkundër sfidave me të cilat janë përballur, të njëjtit kanë përmbushur objektivat të cilat janë paraparë edhe me planin e veprimit për zgjidhje efikase të lëndëve të vjetra dhe lëndëve në fokus të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, në gjykatat e Republikës së Kosovës.   

Për vitin 2024, objektivë kyçe për Gjykatën e Apelit do të vazhdojë të jetë zvogëlimi i lëndëve të pazgjidhura dhe azhurimi sa më shpejtë i tyre në sistemin SMIL.