Kryetari Totaj priti në takim përfaqësuesit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Kryetari Totaj priti në takim përfaqësuesit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Prishtinë, 28 shkurt 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka pritur në takim Udhëheqësen e Divizionit të Inspektimit znj.Dijana Dushullovci – Haziri dhe inspektorin z.Esat Maxhuni, në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me pregaditjen, regjistrimin dhe evidentimin e materialit arkivor si dhe dorëzimin e tij në arkivin shtetëror të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Arkivat të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Kryetari Totaj, shprehu gatishmërinë drejt vazhdimit të bashkëpunimit, duke ofruar përkrahje të parezervë në procesin e arkivimit të dokumentacionit arkivor, të Gjykatës së Apelit, pranë kësaj Agjencie.