Gjykata e Apelit e Kosovës vazhdon me rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Gjykata e Apelit e Kosovës vazhdon me rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Prishtinë, 1 mars 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës krahasuar me dy vitet paraprake ka vazhduar me rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Përkundër faktit që në Gjykatën e Apelti, në vitin 2023, ka pasur rritje të numrit të lëndëve të pranuara, e njëjta në këtë vit ka zgjidhur më shumë lëndë se në dy vitet paraprake. Në këtë shifër nuk ka pasur ndikim as pensionimi i 5 (pesë) gjyqtareve të Gjykatës së Apelit të cilët e kanë përfunduar mandatin e tyre përgjatë vitit 2023. 

Gjithashtu në vitin 2023, kjo gjykatë ka vazhduar me transparencën e saj, duke publikuar në ueb faqe 7,558 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.