Pensionohet sekretarja juridike e Gjykatës së Apelit znj.Sadije Berisha

Pensionohet sekretarja juridike e Gjykatës së Apelit znj.Sadije Berisha

Prishtinë – 4 mars 2024, Pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme prej 44 vitesh përvojë punë në sistemin gjyqësor, ka arritur moshën e pensionimit sekretarja juridike Sadije Berisha.

Gjatë këtyre viteve, znj. Berisha ka dhënë kontributin e saj të vlefshëm, sidomos në departamentin e përgjithshëm – divizioni civil, duke i kryer me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë të gjitha obligimet që dalin nga puna.

Kryetari i Gjykatës Valon Totaj, në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit mbështetës e ka falenderuar znj. Berisha, për shërbimin e saj në sistemin gjyqësor, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë.