Ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit B.T, vetëm përkitazi me vendimin mbi dënim, ndërsa për pjesën tjetër i njëjti është vërtetuar

Ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit B.T, vetëm përkitazi me vendimin mbi dënim, ndërsa për pjesën tjetër i njëjti është vërtetuar

Prishtinë, 15 mars 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e mbrojtësve të akuzuarit B.T, av. Adem Vokshi dhe av. Florin Lata, përkitazi me vendimin mbi dënimin, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.155/22, të datës 30.09.2022, e ka ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, duke e lënë pjesën tjetër të aktgjykimit të pandryshuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin PKR.nr.155/22, të datës 30.09.2022, të akuzuarit XH.B dhe B.T, i ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale secili veç e veç, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK, ashtu që të akuzuarit XH.B i ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, ndërsa të akuzuarit  B.T, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, të cilin dënim do ta mbajnë nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratën publike, në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite. Të njëjtit i ka obliguar që për dëmin e shkaktuar të dëmtuarës M.I, në mënyrë solidare t’ia kompensojnë shumën prej 29.824.18€, në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, por jo më vonë se dy vite.

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin PAKR.nr.729/22, të datës 12.09.2023, e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e mbrojtësve të akuzuarit B.T, av. Adem Vokshi dhe av. Florin Lata, përkitazi me vendimin mbi dënimin, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.155/22, të datës 30.09.2022, e ka ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ashtu që të akuzuarit B.T, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK, e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, duke e lënë pjesën tjetër të aktgjykimit të pandryshuar. Në pikën II të dispozitivit të aktgjykimit, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorit të Shtetit, mbrojtësit të akuzuarit XH.B av.Skender Musa, ankesën e të akuzuarit B.T si dhe ankesën e mbrojtësve të tij, av.Adem Vokshi dhe av. Florin Lata,  për bazat e tjera ankimore, duke e vërtetuar aktgjykim e shkallës së parë.

Aktgjykimi i anonimizuar në linkun:

https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_PAKR_2022-268233_SQ.pdf