Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Shkurt ka publikuar 385 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Shkurt ka publikuar 385 vendime

Prishtinë, 18 mars 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Shkurt ka publikuar në ueb faqe 385 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuara, 310 vendime janë të lëmisë civile, 39 nga Divizioni Penal, 1 nga Departamenti për Çështje Administrative, 33 të Departamentit për Krime të Rënda, si dhe 2 të Departamentit Special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit.

Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.