Në Gjykatën e Apelit filluan punën 8 bashkëpunëtorë profesional

Në Gjykatën e Apelit filluan punën 8 bashkëpunëtorë profesional

Prishtinë, 3 prill 2024 – Në Gjykatën e Apelit, kanë filluar punën 8 bashkëpunëtorë profesional, të cilët u pritën nga Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj dhe nënkryetarja e gjykatës Kadrije Goga – Lubishtani.

Kryetari Totaj, iu ka uruar mirëseardhje dhe suksese të gjithëve, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre. Ka shtuar, se pret përkushtim nga ana e tyre në kryerjen e detyrave dhe atë me profesionalizëm të lartë, duke potencuar se angazhimi i tyre do të jetë tejet i dobishëm dhe do të sjellë ndyshime pozitive në funksionimin e gjykatës.