Prishtinë, 15 prill 2024 – Gjykata e Apelit e Kosovës edhe gjatë vitit 2024, po vazhdon me rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies, ashtu që gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, ka publikuar 1681 vendime gjyqësore, respektivisht në muajin Janar janë publikuar 295 vendime, në muajin Shkurt 385, ndërsa në muajin Mars 1001 aktvendime dhe aktgjykime.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate për t’i ofruar qasje të barabartë secilit qytetar, në mënyrë që të ruaj besimin e publikut, duke përmbushur efektivisht rolin e saj në vënien e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.