Prishtinë, 21 qershor 2024 – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve N.R. av. Miodrag Brkljac dhe K.H. av. Artan Qerkini, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.74/19, të datës 01.06.2023, sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar, ashtu që të akuzuarit në fjalë, i ka liruar nga akuza. Në pikën II të dispozitivit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.74/19, të datës 01.06.2023, për pjesën liruese, e ka vërtetuar. Pjesa e ankesës së PSRK, lidhur me vendimin mbi dënimin për të akuzuarit N.R. dhe K.P., mbetet jo lëndore.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktgjykimin PS.nr.74/19, të datës 01.06.2023, të akuzuarit N.R. dhe K.H., i ka shpallur fajtorë për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të KPRK, ashtu që të akuzuarit N.R., i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, ndërsa të akuzuarit K.H. i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj. Të akuzuarve në fjalë, i ka shqiptuar edhe dënim plotësues, ashtu që të akuzuarit N.R., i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar. Ndërsa të akuzuarit K.H, i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar. Në pikën II dhe III të dispozitivit, e njëjta, të akuzuarit SH.Z., E.GJ., SH.M., L.TH., L.K. dhe A.Z., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i ka liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale, për të cilën janë akuzuar. E dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore – juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.54/23, të datës 25.04.2024, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve N.R. av. Miodrag Brkljac dhe K.H. av. Artan Qerkini, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë -Departamenti Special, PS.nr.74/19, të datës 01.06.2023, sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar, ashtu që të akuzuarit në fjalë, i ka liruar nga akuza. Në pikën II të dispozitivit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.74/19, të datës 01.06.2023, për pjesën liruese, e ka vërtetuar. Pjesa e ankesës së PSRK, lidhur me vendimin mbi dënimin për të akuzuarit N.R. dhe K.P., mbetet jo lëndore.
Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar pretendimet ankimore të Prokurorisë Speciale dhe të mbrojtëseve të akuzuarve N.R. av. Miodrag Brkjac dhe K.H. av. Artan Qerkini dhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se në aktgjykimin e ankimuar për pikën I të dispozitivit është shkelur ligji penal në kuptim të nenit 385 paragrafi 1.4 të KPP, pasi mbi gjendjen faktike të vërtetuar që është objekt shqyrtimi është zbatuar ligji penal material nga neni 422 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 të KPRK dhe vepra penale keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nuk ka mundur të zbatohet, duke shtuar kështu se në këtë rast janë shkelur dispozitat nga neni 384 paragrafi 2.7 lidhur me dispozitën e nenit 369 paragrafi 7 të KPP, pasi mungon arsyetimi lidhur me faktet dhe rrethanat vendimtare nga të cilat do të derivonte përgjegjësia penale e të akuzuarve, në bazë të së cilave do të vërtetohet se të akuzuarit kishin vepruar me synim që të përfitonin personat e tjerë, ky fakt është i natyrës vendimtare, tipar esencial dhe i domosdoshëm i veprës penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit, figura e së cilës kërkon nga kryerësi të veprojë me “ me qëllim të nxjerrjes së përfitimit të kundërligjshëm për veten e tij ose të saj apo për ndonjë person tjetër ose organizatë tjetër ose për t ‘i shkaktuar ndonjë dëm personit apo organizatës tjetër”, në kontekst të kësaj çështje me qëllim të sigurimit të përfitimit personave të tretë.
Nën dritën e rrethanave konkrete të çështjes, Kolegji i shkallës së dytë ka arritur përfundimin se nga provat e ofruara, nuk rezulton e provuar se të akuzuarit kanë vepruar me synimin për të i’u siguruar kompanive përfitim të kundërligjshëm, duke theksuar se për këtë nuk ekziston ndonjë dëshmi a provë konkrete që vërteton këtë fakt, apo që nga tërësia e tyre dhe rrethanave faktike, të mund të derivonte konkluzioni se të akuzuarit kishin vepruar të motivuar dhe me qëllim që t’i sigurojnë përfitim personave të tjerë. Tutje kolegji gjykues, ka potencuar se një qëllim i tillë mbetet i padëshmuar, i supozuar dhe i paargumentuar, ngase nuk është provuar ekzistimi i ndonjë raporti i të akuzuarve me kompanitë e lartcekura, nga i cili më pastaj do mund eventualisht të rrjedh deduksioni se mbi bazën e këtyre relacioneve të akuzuarit, të kenë vepruar me këtë qëllim. Gjithashtu gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i atakuar është i paqëndrueshëm nga këndvështrimi i të provuarit dhe të gjeturat e gjykatës së shkallës së parë, janë të pambështetura në prova dhe faktet e konstatuara, si të tilla janë hipotetike, që shfaqen me rastin e nxjerrjes së konkluzionit se të akuzuarit me veprimet e tyre kishin qëllim të përfitonin personat e tretë.
Po ashtu shkalla e dytë ka shtuar se në këtë situatë faktike, nuk mund të zbatohet dispozita materiale pasi që tiparet subjektive të veprës penale, keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK, kanë mbetur të paprovuara, duke theksuar se nuk mund të zbatohet dispozita materiale e cituar e ligjit penal. Kolegji gjykues ka potencuar se detyrë e një gjykate penale, është të shqyrtoj nëse në veprimet e të akuzuarve manifestohen veprime të natyrës kriminale, që bartin pas vetes përgjegjësi penale dhe jo të shqyrtohet ligjshmëria administrative e vendimeve, akteve e veprimeve të këtyre zyrtarëve, edhe nën supozimin se veprimet e tilla mund të jenë të paligjshme nga pikëpamja administrative, prapëseprapë përderisa nuk rezulton se të njëjtat ishin të qëllimshme që operatorëve të i’u sigurohet përfitimi i paligjshëmm, e njëjta ka vlerësuar se nuk mund të konsiderohet, se kemi të bëjmë me kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen. Në të kundërtën, ky kolegj ka shtuar se vlerësimet e tilla do të ishin jashtë mandatit e funksionit të saj kushtetues dhe ligjor të gjykatës.
Gjithashtu kolegji i Gjykatës së Apelit sa i përket pikës II të aktgjykimit, ka gjetur se pretendimet ankimore të prokurorit që i referohen pjesës liruese për të akuzuarit SH.Z, E.GJ, SH.M, L.TH, L.K dhe A.Z, janë të paqëndrueshme dhe të paargumentuara, për arsye se mbi bazën e vërtetimit të gjendjes së fakteve, kjo gjykatë ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka aplikuar edhe ligjin penal, kur të akuzuarit i ka liruar nga akuza, për shkak se nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK, pasi që nga provat e administruara nuk kanë rezultuar si të provuara tiparet e kësaj vepre penale, prandaj edhe me të drejtë janë liruar.
https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2023-303010_SQ.pdf