Prishtinë, 2 shtator 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, priti në takim gjyqtarët Valbona Selimaj, Violeta Husaj – Rugova, Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi – Rexhepi, Mevlide Kosumi – Qarri dhe Kymete Kicaj, të cilët janë avancuar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarët në fjalë janë avancuar në Gjykatën e Apelit të Kosovës sipas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 4 korrik 2024.
Sipas planit të punës së gjykatës, gjyqtarët Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi – Rexhepi dhe Mevlide Kosumi – Qarri, do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, gjyqtarja Violeta Husaj – Rugova, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, gjyqtarja Valbona Selimaj në Departamentin për Krime të Rënda dhe gjyqtarja Kymete Kicaj në Departamentin për të Mitur.
Kryetari Valon Totaj iu uroj mirëseardhje gjyqtarëve të rinj dhe iu dëshiroj suksese të mëtutjeshme në këtë gjykatë, duke i’u ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë.
Gjithashtu Kryetari Totaj, tha se avancimi i 6 gjyqtarëve të rinj, është i rëndësishëm për gjykatën, pasi që do të ketë më shumë efikasitet në zgjidhjen e lëndëve dhe më shumë cilësi në vendimmarrje.