Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj, pjesë e konferencës “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj, pjesë e konferencës “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”

Budva, Mali i Zi, 26 – 27 shtator 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Valon Totaj, së bashku me krerët e tjerë të gjyqësorit kosovar, po merr pjesë në konferencën rajonale, nën organizimin e “Projektit Rajonal për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore – Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të OSBE-së.

Në konferencë po prezantohet Raporti i OSBE-së mbi monitorimin tre-vjeçar të sistemit gjyqësor në rajon, duke përfshirë rekomandime për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor, me diskutime të nivelit të lartë mbi çështjet strukturore dhe të politikave në ndjekjen penale, gjykimin e rasteve serioze e komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndikimin e faktorëve të jashtëm në reformat gjyqësore, menaxhimin e rasteve, si dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga Prishtina, Tirana, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Beogradi.