Gjykatës së Apelit i bashkohet gjyqtarja Ivana Milenković

Gjykatës së Apelit i bashkohet gjyqtarja Ivana Milenković

Prishtinë, 1 prill 2025– Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, priti në takim gjyqtaren Ivana Milenković, e cila nisi punën sot si gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit.

Në ditën e parë të punës, kryetari Totaj i uroi mirëseardhje gjyqtares në fjalë, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme në këtë gjykatë, si dhe duke i garantuar mbështetje të pa rezervë në realizimin e detyrës së saj të re.

Gjyqtarja Ivana Milenković, është avancuar në pozitën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit, më 26 dhjetor 2024, sipas vendimit të KGJK dhe tashmë është angazhuar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal të Gjykatës së Apelit, duke e plotësuar kështu numrin prej shtatë (7) gjyqtarëve në këtë Departament.