Një tjetër sukses për Gjykatën e Apelit, 4 bashkëpunëtorë profesional të saj dekretohen gjyqtarë të Republikës së Kosovës

Një tjetër sukses për Gjykatën e Apelit, 4 bashkëpunëtorë profesional të saj dekretohen gjyqtarë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 8 prill 2025– Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, ka pritur në takim bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës së Apelit, Gentiana Krasniqi, Olumbie Haliti, Fiton Haklaj dhe Amar Hoxha, të cilët sot janë dekretuar gjyqtarë në Gjykatat Themelore të Kosovës, nga presidentja e vendit.

Kryetari Totaj, i falënderoi gjyqtarët e ri në emër të Gjykatës së Apelit, për kontributin, angazhimin maksimal të tyre dhe bashkëpunimin gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e kësaj gjykate dhe i uroi suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional, duke e vlerësuar këtë moment si një arritje e rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend.

Gjyqtarët e rinj shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe mundësitë që iu ofruan gjatë angazhimit të tyre në Gjykatën e Apelit, duke theksuar se kjo eksperiencë ka qenë kyçe në zhvillimin e tyre profesional.

Ky është një tjetër hap i suksesshëm i Gjykatës së Apelit, pasi vetëm vitin e kaluar nga kjo gjykatë tetë (8) bashkëpunëtorë të saj janë dekretuar gjyqtarë të Republikës së Kosovës.