Kryetari Totaj mirëpriti Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko

Kryetari Totaj mirëpriti Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko

Prishtinë, 10 prill 2025– Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Valon Totaj, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko.

Gjatë takimit, kryetari Totaj e informoi znj. Vashchenko rreth aktiviteteve të Gjykatës së Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë, duke theksuar të arriturat dhe sfidat me të cilat kjo gjykatë është përballur ndër vite dhe vazhdon të përballet edhe sot.


Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së UNICEF-it në Kosovës, z. Dren Rexha, specialist për mbrojtjen e fëmijëve dhe znj. Feride Dashi, zyrtare për mbrojtjen e fëmijëve.


Të pranishmit diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në përgjithësi dhe mundësitë për mbështetje të mëtejme nga UNICEF-i për sistemin e drejtësisë në Kosovë.