Ky i fundit, u shpall fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në fund të vitit të kaluar, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave në 16 vjet” nga neni 253 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 11.06.2019 – Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin nga 6 vjet në 10 vjet burgim, të akuzuarit M.M.
Ky i fundit, u shpall fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në fund të vitit të kaluar, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave në 16 vjet” nga neni 253 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata gjeti se tani 85 vjeçari nga Prishtina, në vitin 2017, duke shfrytëzuar moshën e brishtë dhe pa dëshirën e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur, 13 vjeçare , e cila më vonë është konstatuar se ka mbetur shtatzënë, dhe për shkak të rrezikimit të shtatzënisë, është dashur ta ndërpresë atë.
Kolegji për të Mitur i Gjykatës së Apelit, vlerësoi se dënimi më 10 vjet burgim ndaj të akuzuarit, është një dënim i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni më peshën e veprës penale, rrethanat si është kryer ajo, pasojat, cilësitë dhe shakllën e pergjegjësisë së akuzuarit.
Po ashtu kolegji vlerësoi se më këtë sanksion penal do të arrihet qëllimi i parashikuar më ligj.