Aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2019 dhe 01.06.2019, kanë mbetur në fuqi.
Prishtinë, 20.06.2019 – Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj tridhjetë e një të pandehurve.
Aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2019 dhe 01.06.2019, kanë mbetur në fuqi.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit A.V-B, V.D, I.U, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 i këtij kodi.
Të pandehurit I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua” nga neni 283 paragrafi 1, lidhur me veprat penale: “Tregtia e ndaluar” nga neni 305/2 si dhe “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318/1 të KPRK-së.
Të pandehurit A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 i KPRK-së.
Gjykata e Apelit vlerëson se janë përmbushur kriteret nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1, 1.2.2. dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, ngase ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin ose arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, ose mund ta përsërisin apo kryejnë ndonjë vepër të re penale.