Sipas tij, për këta gjashtë muaj, Gjykata e Apelit, i ka zgjidhur 8, 712 lëndë, apo 2, 302 lëndë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, ka thënë se institucioni që ai drejton e ka përmbyllur një gjysmë viti, mjaftë të suksesshëm.
Sipas tij, për këta gjashtë muaj, Gjykata e Apelit, i ka zgjidhur 8, 712 lëndë, apo 2, 302 lëndë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Kujtojmë se vitin 2019 e kemi nisur më 12, 957 lëndë të pa zgjidhura, ndërsa për gjatë këtyre muajve, kemi pranuar edhe 7,762 lëndë, që i bije se kemi pasur në punë 20, 719. Dhe sikurse e thash, i kemi zgjidhur 8,712 lëndë, ndërsa në punë kemi 12,010” – ka thënë nder të tjera Shala.
Ai shtoj se Gjykata e Apelit është duke punuar intenzivisht që lendet e pranuara në këtë gjykatë, gjatë viti 2014 dhe 2015, të zgjidhim më së largu deri në nëntor të këtij viti. Sipas tij aktualisht janë vetëm 200 lëndë te pa zgjidhura te viti 2014, dhe rreth 1 mijë e 100 t viti 2015, lëndë kryesisht të natyrës civile.
Sa i përket lëmive tjera, tha se nuk ka zvarritje.
Këto komente, i pari i Apelit i bëri, në një konferencë për media ku prezantoj raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.