Gjykata e Apelit anulon të gjitha seancat publike
Për shkak të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në funksion parandalimit dhe të mbrojtjes nga Coronavirus Covid-19, dhe në përputhje Vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr. 53/2020, të datës 15.03.2020, Gjykata e Apelit njofton se janë anuluar të gjitha seancat publike të kolegjeve. Deri në një vendim të ri, kjo gjykatë do të vendos vetëm për ato lëndë të cilat sipas ligjit konsiderohen si urgjente.