Përpos karrierës së gjatë në sistemin gjyqësor, ai njihet edhe për kontributin e madh në fushën e shkencave juridiko-penale, si ligjerues dhe autor i shumë botimeve shkencore
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Dr.sc. Driton Muharremi ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i tij në organin më të lartë menaxhues të drejtësisë, do të jetë pesë vjet. Përpos karrierës së gjatë në sistemin gjyqësor, ai njihet edhe për kontributin e madh në fushën e shkencave juridiko-penale, si ligjerues dhe autor i shumë botimeve shkencore.Më poshtë gjeni biografinë e plotë të gjyqtarit në fjalë:Dr.sc.Driton Muharremi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2003. Në vitin 2007 mbaroi studimet post-diplomike dhe mori titullin Master i Shkencave Juridike. Ndërsa në vitin 2015 doktoroi në Universitetin e Travnikut – Bosnje dhe Hercegovinë, ku mori titullin Doktor i Shkencave Juridiko- Penale. Si gjyqtar, Muharremi karrierën e nisi në vitin 2006, në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku punoj deri ne vitin 2010, për t’u emëruar pastaj gjyqtar në Gjykatën e Qarkut po në kryeqytet. Në Gjykatën e Apelit punon nga janari i viti 2013. Është autor dhe bashkë-autor i dhjetëra titujve shkencor. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht, anglisht dhe gjermanisht.