Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 06.05.2020, është ndryshuar, ashtu që për pikën 5 të aktakuzës, e cila i ngarkonte të akuzuarit S.L., S.J. dhe I.H., për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria në bashkëkryerje”, aktakuza e Prokurorisë Speciale është refuzuar, për shkak të kalimit të dyfishtë të kohës së afatit të parashkrimit të ndjekjes penale(parashkrimi absolut).
Prishtinë, 06 nëntor 2020 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur më ankesat e avokateve mbrojtës dhe Prokurorisë Speciale, në E.Th. dhe 14 të akuzuarve të tjerë.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 06.05.2020, është ndryshuar, ashtu që për pikën 5 të aktakuzës, e cila i ngarkonte të akuzuarit S.L., S.J. dhe I.H., për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria në bashkëkryerje”, aktakuza e Prokurorisë Speciale është refuzuar, për shkak të kalimit të dyfishtë të kohës së afatit të parashkrimit të ndjekjes penale(parashkrimi absolut).
Gjykata e Apelit, e ka ndryshuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë edhe sa i përket pikës 7 dhe 8 të pjesës dënuese, në atë mënyrë që të akuzuarve G.A., Xh.Z. dhe Y.B. për veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi”, secilit veç e veç, ua ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh (me kusht), dënim ky të cilin ata nuk do ta mbajnë nëse, në afat prej një viti nëse nuk kryejnë vepër tjetër penale.
Kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e Prokurorisë Speciale, lidhur më pikën 9 dhe 10, të pjesës dënuese dhe pikat 3,4,5,6 7,8 të pjesës liruese të aktgjykimit. Po ashtu janë refuzuar edhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve G.A.,Xh.Z., Y.B., dhe S.L. lidhur pikat 7, 8, 9,10 të pjesës dënuese të aktgjykimit. Aktgjykimi i shkallës së parë në këto pika është vërtetuar.
Me anë të njëjtit vendim Gjykata e Apelit, e ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, sa i përket pjesës liruese, për pikat 1 dhe 2, për të akuzuarin E.Th. për dy vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, dhe për të akuzuarin N.Sh. në pikën 14, për vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe Lehtësim i arratisjes së personave të privuar nga liria, dhe për pikën 15 për vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” . Çështja penale për këto pika është kthyer ne rigjykim.