Prishtinë, 06.01.2020 – Në Gjykatën e Apelit këtë javë kanë filluar punën gjyqtarët Afërdita Bytyqi, Bashkim Hyseni, Tomislav Petrovic, Azra Cakolli, Zyhdi Haziri dhe Beqir Kalludra. Tre të parët do të punojnë në Departamentin Special. Gjyqtarët Haziri dhe Kalludra në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal. Ndërsa gjyqtarja Cakolli në Departamentin e Përgjithshëm –Divizioni për Kundërvajtje.
Kryetari Hasan Shala, duke i uruar mirëseardhje gjyqtarëve, tha se ardhja e tyre, është jashtëzakonisht e rëndësishme për gjykatën, pasi që do të mundësoi të ketë më shumë efikasitet në zgjidhjen e lëndëve dhe më shumë cilësi në vendimmarrje. Ai i siguroi ata se do ta kenë përkrahjen e tij të pa rezervë, në ushtrimin e funksionit të tyre. Gjykata e Apelit përfshi edhe Divizionin e saj në Mitrovicë, aktualisht ka 51 gjyqtarë.