Prishtinë, 05.10.2022 – Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, kanë përfunduar praktikën 1 (një) vjeçare, praktikantët e kësaj gjykate.
Në ceremoninë e organizuar, Kryetari i Gjykatës, Valon Totaj, i ka falënderuar praktikantët për angazhimin e tyre, përkushtimin dhe ndihmën e ofruar pranë kësaj Gjykate, njëkohësisht duke iu dëshiruar suksese në të ardhmen.
Në fund të ceremonisë, Kryetari Totaj iu ndau certifikatat për përfundimin me sukses të praktikës.