Prishtinë – 14 mars 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit shkurt ka publikuar në ueb faqe 542 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.
Nga këto vendime të publikuar, 341 vendime janë të lëmisë civile, 100 nga divizioni penal, 43 të departamentit për krime të rënda, 54 për çështje administrative dhe 4 të departamentit special.
Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj Gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.