Prishtinë, 14 mars 2023 – Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Shantazhi, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është ndryshuar, ku të akuzuarve S.P. dhe M.S. ju është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj secilit veç e veç, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, P.nr.755/22, të datës 07.12.2022, të akuzuarit S.P. dhe M.S., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Shantazhi nga neni 329 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me neni 31 të KPRK, janë shpallur fajtorë, ashtu që të akuzuarit S.P. i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënimin me gjobë në shumë prej 600 (gjashtëqind) euro, ndërsa të akuzuarës M.S. i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 (katërqind) euro, i cilin dënim do të ekzekutohej pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë
Gjykata e Apelit me aktgjykimin PA1.nr.76/2023, të datës 23.02.2023, e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndërsa ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal. Në arsyetim të aktgjykimit, gjykata e shkallës së dytë ka thekuar se pretendimet ankimore të paraqitura në ankesën e Prokurorit për shqiptimin e një dënimi më të rëndë janë të bazuara ndërsa pretendimet e mbrojtësve për shqiptimin e një dënimi më të butë janë të pabazuara. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, mirëpo sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate rrethanat lehtësuese i ka mbivlerësuar ndërsa ato rënduese vetëm i ka konstatuar por se të njëjtat nuk i ka vlerësuar në mënyrë meritore, andaj tani kolegji penal i gjykatës së shkallës së dytë vlerëson se përgjegjësia penale e të akuzuarve është më e lartë se ajo se si e ka vlerësuar gjykata e shkallës së parë, andaj të akuzuarve iu shqiptoj dënime më të ashpra si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.
Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë, në linkun e mëposhtëm gjeni aktgjykimi e anonimizuar të Gjykatës së Apelit të Kosovës .
https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_PA1_2023-014319_SQ.pdf