Prishtinë, 7 prill 2023 – Kryetari Totaj priti në takim bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës së Apelit, Lirika Syla, Bajram Cacaj, Driton Nocaj dhe Shaban Prekalla të cilët sot janë dekretuar gjyqtar në Gjykatat Themelore të Kosovës, nga presidentja e vendit.
Kryetari Totaj, i falënderoi gjyqtarët e ri në emër të Gjykatës së Apelit, për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë viteve sa kanë qenë pjesë e Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu edhe gjyqtarët e rinj po ashtu shprehen falënderimin e tyre, për mbështetjen e vazhdueshme që ka ndikuar në formimin e tyre profesional.