Prishtinë – 26 qershor 2023, nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj, së bashku me kryesuesin e Departamentit të Përgjithshëm, gjyqtarin Rafet Haxhaj si dhe përgjegjësin e Divizionit Civil, gjyqtarin Gani Avdiu, ka filluar pjesa e dytë e punëtorisë dy ditore për unifikim të praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative.
Punëtoria ka në fokus vazhdimin e diskutimeve, identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve aktuale sa i përket praktikes gjyqësore, ndërsa qëllimi i punëtorisë është përafrimi i mendimeve dhe qëndrimeve për çështje të ndryshme të natyrës civile dhe administrive.
Pjesë e kësaj punëtorie janë gjyqtarët nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil si dhe gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Administrative.