Arsim Hamzaj është gjyqtar në Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Hamzaj ka diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2007. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti te avokati Natal Bullakaj në vitin 2005- 2006. Ndërsa në vitin 2010 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale divizioni i kundervajtje ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga një Janari i vitit 2013 Hamzaj, u emëru gjyqtar në Departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren . Në janar të viti 2019,u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit.