Mbetet ne fuqi masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për fajde

Mbetet ne fuqi masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për fajde

Prishtinë, 30.05.2019. Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, kunder të pandehurve I.O.,I.B., A.Th. dhe M.M. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 20.05.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri me datën 20.06.2019, mbetet në fuqi.

Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale “Fajde”  nga neni 343 paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, “Detyrim” nga neni 340 paragrafi 2 si dhe “Mashtrim” nga neni 335 par.5.

Gjykata e Apelit, njësoj si  gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, në kuptim të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Kjo ngase ekziston dyshimi i bazuar se e kanë kryer veprën penale për të cilën po dyshohen, ndërsa ka arsye për të besuar se ata mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo do të mund ta përsërisin veprën penale.